Site icon Telegrafi

“Ata janë stepur kur e kanë kuptuar”, Adriana Matoshi tregon si reaguan prindërit e Keith për lidhjen e tyre

Foto: Instagram

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, prej afro dy vitesh po shijon një lidhje dashurie me futbollistin Keith Groeneveld.

Ajo është paragjykuar mjaft shumë për romancën me të duke qenë se kanë një diferencë të madhe në moshë.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës këtë të mërkurë ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, gjersa ka rrëfyer se si u ndjenë prindërit e të dashurit të saj kur e kuptuan lidhjen e tyre.

Nëna e katër fëmijëve tha se ata ishin stepur, pasi nuk e prisnin që djali i tyre të kishte një të dashur 20 vite më të vjetër, por ai ndoqi ndjenjat e tij dhe jo çfarë thoshin të tjerët.

“Keith ka mendime ashtu siç unë kam tani, ndoshta është edhe gjenerata e tij që mendon për jetën. Ai mamit dhe babit tim i thotë mami babi, ndërsa unë akoma nuk i kam takuar prindërit e tij”, tha Matoshi.

Lexo po ashtu Adriana Matoshi: Kuptova se jam me tumor për herë të dytë në ditën kur takova Arjolën në Big Brother VIP

“Ata janë stepur pak kur e kanë marrë vesh, por ai ka vepruar duke u bazuar në ndjenjat e tij. Edhe shoqëria e tij nuk kanë qenë dakord, ai nuk kë ka thënë gjë, por unë e kam kuptuar vetë”, tregoi më tej 41-vjeçarja.

Adriana Matoshi (Foto: YouTube)

Adriana duhet theksuar që ka katër fëmijë nga martesa me biznesmenin nga Gjilani, Albert Sylejmani. /Telegrafi/

Exit mobile version