Nuk është thënë ende fjala e fundit mes Alvaro Moratas dhe Alice Campellos.
Çifti njoftoi ndarjen e tyre por vazhdojnë të jenë shumë të afërt.
Revista spanjolle ‘Hola!’ kontaktoi disa persona nga rrethi i influencueses dhe sipërmarrëses italiane dhe mesa duket situata mes të dyve është përmirësuar ditët e fundit.
“Gjithçka është më e qetë, ata flasin çdo ditë dhe pozicionet e tyre po afrohen më shumë. Prioriteti i tyre janë katër fëmijët e tyre”, tha një burim.
Dhe pastaj: “Të dy janë shumë të rinj dhe tani, nga larg, shohin gjithçka më qartë dhe kuptojnë njëri-tjetrin pak më shumë”.
Alice megjithatë ka vendosur të qëndrojë në Madrid për të mos destabilizuar fëmijët sepse “ajo dëshiron qetësi”.
Alvaro Morata dhe Alice Campello sërish bashkë?
Distanca – ajo në Spanjë, ai në Milano – mund të jetë e rëndësishme “për të vlerësuar martesën dhe për të kuptuar se çfarë ndodhi”.
Mesa duket njoftimi i Moratas për ndarjen ka qenë i “ngutshëm” për të mos folur jashtë radhës nga palët e treta.
Disa thonë se ka një person të tretë në këtë mes, por që u mohua nga të dy palët.
Përveç tradhtive të supozuara, ditët e fundit temë diskutimi ka qenë edhe prania e Moratas në Raya, aplikacioni ekskluziv i takimeve që përdoret gjerësisht nga të famshmit.
‘Hola!’ raporton gjithashtu se Alvaro dhe Alice Campello përdorën këtë aplikacion përpara se të takoheshin në vitin 2016, dhe se më vonë harruan të fshinin llogaritë e tyre përkatëse.
Përtej kësaj, tani për tani “nuk ka pajtim”, por në të ardhmen gjithçka është e mundur. /Telegrafi/