Danezi Jakob Tage Ramling, 45-vjeç, ka qenë i infektuar me coronavirus, por kjo nuk ka përbërë ndonjë problem për të, përkundrazi ai nuk mund të flinte nga frika se do të infektojë të tjerët.
Ramling ka qenë danezi i parë që ka rezultuar pozitiv në rezultatet e coronavirusit, pasi ishte kthyer nga pushimet në veri të Italisë. Por, pasi qëndroi në izolim në shtëpinë e tij për dy javë, rezultatet treguan se ai është shëruar, transmeton Telegrafi.
“Kam pasur simptoma të lehta, kokëdhembje, dhimbje fyti dhe kollitje. Më janë dashur pesë ose gjashtë ditë që të kaloj gjithçka. Nuk kam qenë në spital e as që kam përdorur barna – kjo për faktin se ndihesha mirë”, ka deklaruar ai.
Coronavirusi është shumë më i rrezikshëm për të moshuarit edhe ata që vuajnë nga sëmundjet kronike. Duke ditur se virusi nuk është fatal për të gjithë, Ramlingun e brengoste më shumë se mund t’ia bartë dikujt tjetër.
Interessante udtalelser fra Jakob Tage Ramlyng, Danmarks første COVID19-patient, der nu er blevet erklæret rask.
Han har dels ikke haft feber på noget tidspunkt – et symptom 98 pct ellers får, og så siger han:
"Jeg har haft forkølelser, der var værre end det her"#COVIDー19 pic.twitter.com/QoT7Fmswry
— Kasper Saugmann (@kaspers) March 6, 2020
“Nuk kam dashur të jem ai që do t’i sëmurë të tjerët. Ka qenë brenda ime më e madhe dhe mendoj se ka qenë brenga e të gjithë të infektuarve – sepse nuk duam që të përhapet ky virus. Më me dëshirë do të qëndroj në shtëpi me javë të tëra apo edhe më gjatë, vetëm që të tjerët të mos infektohen”, ka shtuar ai.
E në anën tjetër spanjolli 22-vjeç Nil Monro, i cili për veten thotë se është i ri dhe i shëndoshë, kishte rezultuar pozitiv në testet e coronavirusit pas kthimit nga Milano ku kishte shkuar për të ndjekur javën e modës.
Edhe ai dëshiron të informoj opinionin publik se simptomat i kishte shumë të lehta. Simptomat që i ka pasur nuk dallonin nga ato të ftohjes.
“Kisha temperaturë paksa më të madhe, kokëdhembje dhe ndihesha i plogësht. Çdokush do të mendonte se bëhej fjalë për ftohje”, shtoi ai.
Simptomat i ishin shfaqur pasi ishte kthyer në Spanjë, kështu menjëherë i telefonoi ndihmës së shpejtë që e dërgoi në spital për të kryer disa teste. Më pas është futur në izolim.
“Dua t’i qetësojë të tjerët. Nëse jeni i ri, ndiqni këshillat e personave kompetentë. Nëse jeni më i moshuar apo me ndonjë sëmundje më të hershme, duhet të jeni të kujdesshëm. Mos shkoni nëpër tubime ku ka shumë njerëz dhe duhet të keni kujdes sa i përket higjienës”, shtoi Monro.
Claudio Kanceli, 65-vjeç, kryetar i qyteti italian Nembra në Bergamo, gjithashtu është infektuar me coronavirus. Në qytetin e tij me 11 mijë banorë, cilësohet se më shumti ka njerëz të prekur me virus në këtë rajon.
“Për fat të mirë, pas tre ditëve që kishte temperaturë, ajo ka zbritur falë medikamenteve që i kam përdorur. Tash e gjashtë ditë jam duke punuar nga shtëpia”, shtoi politikani italian. /Telegrafi/