Telegrafi

Asus zvogëlon prodhimin

Kompania prodhimin prej 5 deri 6 milion copëve për çerek së voni e zvogëloi në 3 deri 3.5 milion copë pllaka amë, e prodhimi më i ulët pritet të reflektoj edhe te pritjet nga shitjet gjatë tri muajve të parë të këtij viti.

Edhe pse prodhimi më i ulët nuk ndikon në planet e Asusit, vështirë se do të ju pëlqej prodhuesve të çipsetëve dhe të komponentëve të tjera – porositë për çipsetët e Intelit kanë rënë në 2.5 deri 2.8 milion copë, e ata të AMD-së 500 deri 700 mijë. Intel së voni me qëllim të nxitjes së kërkesës uli çmimet e procesorëve Sandy Bridge, që në kombinim me rënien e pritur të çmimit të disqeve do të duhej të ndikonte në rritjen e shitjes gjatë këtij çereku. /Telegrafi/