Telegrafi

Asus Zenfone 3 edhe me 6GB RAM

Asus ZenFone 3 ishte prezantuar në korrik dhe tani vjen në tregun tajvanez. Kjo pajisje do të jetë njëra ndër të parat që punon nën procesorin Snapdragon 821.

Pajisja posedon ekranin të madhësisë 5.7 inç Full HD me rezolucione prej 1920×2080 piksel.

Specifikat tjera të Asus ZenFone 3 përfshijnë RAM memorien prej 4GB dhe hapësirën ruajtëse prej 4GB.

Ekziston edhe një model tjetër i cili vjen me 6GB RAM memorie dhe 64GB hapësirë të brendshme.

Kamera e prapme ka 23 megapiksel ndërsa ajo përpara e cila përdoret për thirrje me video dhe selfie ka 8 megapiksel.

ZenFone 3 është i gatshëm për shitje në Tajvan me çmim fillestar prej 800 dollarëve.