Telegrafi

Asus Zenfone 2 debuton në treg për 285 dollarë!

Asus Zenfone 2 sjell ekranin me diagonalen prej 5.5 inç në Full High Definition me rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve dhe procesorin e Intel.

Asus Zenfone 2 mbështetet nga procesori 2.3GHz Intel Atom 64-bit me opsionet prej 2GB apo 4GB RAM, mundësi të zgjedhjes së memories mes 16GB, 32GB apo 64GB si dhe dy kamerave.

Në pjesën e përparme të telefonit, Asus sjell 5MP në Asus Zenfone 2, ndërsa në pjesën e pasme telefoni ofron kamerën kryesore me 13MP, bashkë edhe me lidhjet për rrjetet si WiFi, Bluetooth dhe 4G LTE. (Telegrafi)