Telegrafi

Asus VivoTab 8 Windows 8 vjen muajin e ardhshëm për 199 dollarë

Modeli i ri i tabletit, Asus VivoTab 8 fillimisht ishte zbuluar në fillim të muajit dhe është pajisur me ekranin me 8 inç në HD dhe rezolucionin prej 1280 x 800 pikselëve.

Për dallim nga Asus VivoTab Note 8 versioni i ri në Windows 8 nuk sjell edhe lapsin digjital, dhe për këtë është çmim më i lirë i versionit të ri.

Tableti i procesorit të ASUS është Intel Atom Z3745 Bay Trail quad-core me 2GB RAM, si dhe 32GB memorie të brendshme.
Karakteristikat tjera të Asus VivoTab 8 përfshijnë edhe baterinë me 8 orë punë, si dhe lidhjet pë r802.11n WiFi GPS.
Kamera e përparme e tabletit të Asus vjen me 2MP, ngjashëm siç është edhe ajo e pasmja me 2MP. (Telegrafi)