Telegrafi

Asus – vetëm tablet me ekran të gjerë

Një nga arsyet është se përdorimi i ekraneve me marrëdhënien e faqeve prej 4:3 do të rriste koston prodhuese të pajisjeve. Problemi kryesorë është mungesa e ekraneve të këtillë në treg, kur pjesën më të madhe po e blen Apple për përdorimin në iPad. Duke pasur parasysh se Asusit i duhen sasi më të vogla, analistët mendojnë se ky prodhues këta ekrane do ti paguante shumë më shtrenjtë se Apple, e kjo patjetër se do të kishte për pasojë ngritjen e çmimit të tabletëve të Asusit.

Modelet e Asusit, si dhe modelet e pjesës më të madhe të prodhuesve tjerë, janë të bazuar në ekranet me marrëdhënie të faqeve prej 16:10. Edhe pse kjo është më e mirë për multimedian, për sa i përket produktivitetit ekranet 4:3 prapëseprapë janë më të përshtatshëm për punë “më serioze”. /Telegrafi/