Telegrafi

Asus U32U

Portativi ka ekranin 13.3-inçësh me rezolucion prej 1,366 x 768 piksel, ndërsa ka APU-në dybërthamësh E-450 të AMD-së me takt pune prej 1.65 GHz. Grafika është Radeon HD 6320, portativi është i pajisur me 2 GB të memories RAM, diskun prej 320-gigabajt, dhe tri USB konektorë prej të cilëve dy janë USB 3.0. Duke iu falënderuar baterisë me 8-qeli prej 5,600 mAh është mundësuar autonomia mbresëlënëse prej madje 12 orë.

Çmimi i propozuar për shitjen e portativit me Windows 7 Home Basic për tregun amerikan është 509 dollarë. Versioni me DOS kushton 60 dollarë më pak. Dërgesat do të fillojnë në muajin janar. /Telegrafi/