Telegrafi

Asus sjell Transformer Book Trio, produktin laptop-tablet dhe PC

Asustek Comupter tani ka kombinuar një tablet me një ‘smartphone’ dhe një kompjuter PC në një produkt të ri të cilin e ka quajtur Transformer Book Trio.

Produkti i ri është lajmëruar në shfaqjen teknologjike Computex Trade, të mbajtur të hënën në Taipei. Trio ka një tablet Android me ekran prej 11.6 inçëve dhe procesor Intel Atom 2580 prej 2GHz. Nëse i shtoni tastierën, pajisja shëndrrohet në laptop i cili punon nën Windows 8 dhe Android.

Ndërsa, kur hiqni ekranin, tastiera e cila ka memorien ruajtëse individuale prej 750GB dhe procesorin Core i7 mund të lidhet me një monitor pa tela dhe të përdoret si desktop PC.

Tableti dhe tastiera kanë poashtu bateritë e tyre të veçcanta, kështu që mund të përdoren në të njejtën kohë si dy pajisje të ndryshme, tablet dhe PC.

Ende nuk dihet se sa kërkesë mund të ketë një produkt i tillë ose sa mund të kushtoj, pasi që zyrtarët e kompanisë tajvaneze kanë preferuar t’i mbajnë të heshtura detajet e tilla. /Telegrafi/