Telegrafi

Asus sjell PC-në me performancë të lartë, Asus ET2701

 Pajisja e re nga Asus posedon ekran të ndjeshëm në prekje 27 inç LED. Ekrani i Asus ET2701 u ofron përdoruesve rezolucione 1920×1080 HD dhe me mundësi të vështrimi në kënd prej 178 shkallë në drejtimin vertikal dhe horizontal.

Asus ET2701 mund të përdoret me procesorë të ndryshëm varësisht nga buxheti juaj. Përdoruesit gjithashtu mund të instalojnë deri në 8gb RAM dhe 2Tb hapësirë ruajtëse duke përdorur SATA HDD.

Zyrtarët e Asus në konferencë për media kanë shpjeguar: “ ET2701 posedon teknologjinë e zërit SonicMaster e cila ka procesor me sinjal të pastër të zërit që prodhon çdo tingull në mënyrën më të kthjellët. Gjithashtu, audio teknologjia DTS Surround Sensation UltraPC II i mundëson produktit të dërgoj tingujt më real dhe ndjesi tri-dimensionale që duket sikur jeni të rrethuar nga tingujt”.   Fatkeqsisht nuk kemi ende ndonjë informatë rreth çmimit të këtij produkti apo pikave të blerjes nëpër botë, por do të ju informojmë sapo të marrim ndonjë informatë të re. /Telegrafi/