Telegrafi

Asus prezanton ZenPad 8.0 dhe Zenpad S 8.0

Asus ZenPad 8.0 dhe Asus ZenPad S 8.0 janë dy modelet e reja të tabletëve nga Asus, të cilët vijnë me sistem operativ Android 8.0 Lollipop.

ZenPad 8 ka ekran 8 inç me rezolucion prej 1280 x 800 dhe procesor të disejnuar nga Intel, Atom Quad.

ZenPad 8 poashtu vjen me mundësinë e zgjedhjes së modelit me RAM memorie prej 1GB ose 2GB, dhe hapësirë të brendshme prej 8 ose 16 GB. Pajisja ka edhe dy kamera, me 2MP dhe 5MP.

Në anën tjetër, Asus ZenPad S 8.0 vjen me ekran prej 8 inç dhe rezolucion prej 2048×1536 megapiksel, e fuqizuar nga procesori i Intel – Atom Z3530, dhe RAM memoria prej 2GB.

ZenPad S 8.0 vjen poashtu me mundësinë e zgjedhjes së hapësirës prej 16GB ose 32GB, kartelë microSD dhe dy kamera, të përparmen prej 2MP dhe kamerën tjetër me 5MP.

Sipas GeekyGadgets, detajet në lidhje me çmimin e këtyre tabletëve ende nuk janë shpalosur nga Asus. (Telegrafi)