Telegrafi

Asus prezanton ultrabook-ët e S Series

Mirëpo, sot kompania ka paralajmëruar dy modele të reja të ultrabook-ëve në kuadër të serisë Asus S Series, ku njëri prej këtyre modeleve të reja ka ekranin me diagonale prej 14 inç, ndërsa tjetri me 15 inç, të cilët veçohen me hollësinë e ekranit që nuk është më i trashë se 0.82 inç.

Modelet e reja të Asus S Series do të vijnë me procesorin e ri të Intel, Ivy Bridge, si dhe me grafikat diskrete NVIDIA GeForce GT630M, ndërsa portet shtesë që janë përfshirë në këto modele janë; HDMI, VGA, Ethernet, D-SUB, USB 3.0, si dhe dy USB 2.0. / Telegrafi /