Site icon Telegrafi

Asus prezanton Transformer Pad TF103

Mirëpo kësaj radhe një shitës me pakicë në Holandë pa publikuar specifika të reja harduerike për Asus Transformer Pad TF103, duke zbuluar se tableti 2-në-1 mbështetet nga procesori i Intel Atom Bay Trail bashkë me 1GB RAM.

Asus Transformer Pad TF103 sjell edhe ekranin me diagonalen prej 10.1 inçme rezolucion prej 1280 x 800 pikselëve, së bashku me 16GB memorie të brendshme për përmbajtje mediale, aplikacione dhe dokumente.

Karakteristikat tjera të Asus Transformer Pad TF103 përfshijnë edhe dëgjueset e përparme, portin për mikro microSD, kamerën e përparme VGA, bashkë me kamerën e pasme me 2MP.

Tableti i ri i Asus vjen me Android 4.4 KitKat, ndërsa ofron edhe lidhjen për Bluetooth dhe WiFi. /Telegrafi/
 

Exit mobile version