Telegrafi

Asus prezanton telefonat e linjës ZenFone

Në linjën e telefonave Asus ZenFone janë tri modele të telefonave, përkatësisht ZenFone 4, ZenFone 5 dhe ZenFone 6, dhe të gjitha modelet do të zbarkojnë në tregun kinez që nga 11 prilli 2014.

Asus ZenFone 4 sjell ekranin WVGA me 4 inç, procesorin dual core 1.2GHz Intel Ztom Z2520 dhe 1GB RAM, kamerën e pasme me 5 megapiksel, si dhe 4GB memorie. Çmimi i këtij modeli do të jetë rreth 100 dollarë.

Ndërsa, Asus ZenFone 5 ofron ekranin me 5 inç në formatin HD me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve, procesorin dual core 2GHz Intel Z2580, 1GB RAM dhe 8GB memorie. Çmimi i këtij modeli do të jetë rreth 150 dollarë.

Përfundimisht, në këtë linjë është edhe Asus ZenFone 6, me ekranin 6 inç në HD dhe rezolucionin prej 1280 x 720 pikselëve, procesorin dual core 2GHz Intel Atom, 1GB RAM, 8GB memorie dhe kamerën e pasme me 13 mega-piksel. Çmimi i këtij modeli do të jetë rreth 200 dollarë. / Telegrafi /