Telegrafi

Asus prezanton ekranin e lakuar 32” në Quad HD

Monitori i lakuar i Asus me 32 inç ka rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve në 16:9, ndërsa sjell edhe DisplayPort me qartësinë prej 250cd/m2 m2.

Përveç këtyre specifikave, monitori i lakuar i Asus nuk dihet se sa do të kushtojë për përdoruesit, apo se kur do të paraqitet në treg.

Së fundmi, ne kemi parë ekrane të lakuara nga Samsung dhe LG, të cilët kanë prezantuar edhe telefona mobil me këto ekrane, ndërsa ky grup i prodhuesve ka prezantuar edhe OLED TV.

Pritjet janë që monitori i ri nga Asus të paraqitet në treg me një kosto jo shumë të ulët, për shkak të specifikave të avancuara të cilat i sjell. /Telegrafi/