Në të vërtetë, sipas fjalëve të presidentit të Asusit, Jonney Shih, në kompani presin të shesin në mes tre dhe gjashtë milion pajisje tablet. Presidenti beson se në veçanti do të jetë i popullarizuar modeli i kompanisë Transformer Prime – i njëjti pra për të cilin kompania u padit së voni, gjoja për vjedhje të emrit (të Transformerit “të vërtetë”, Optimus Prime). Përparësia e këtij tableti ndaj të tjerëve është në tastierën harduerike shtesë, mendojnë në Asus.
Gjithashtu, Shih konfirmoi se linja Transformer vitin e ardhshëm do të pasurohet me modelet e bazuar në Windows 8 të cilët, sipas fjalëve të tija, do të duhej të ndryshojnë mënyrën në të cilën e përdorim këtë lloj të pajisjeve. Momentalisht tabletët na shërbejnë vetëm për konsumim të përmbajtjeve, por me SO të ri nga Microsoft, përmbajtjet do të mund edhe ti krijojmë, pohon presidenti i Asusit. /Telegrafi/