Telegrafi

Asus përgatit Zenfone-in më të mirë ndonjëherë!

Asus mund të ketë një Zenfone të ri në pregatitje. Një telefon Asus me ekran 5.2 inç ështa paraqitur në ueb sajtin kinez TENAA.

Kjo ueb faqe i shërben agjencisë kineze të komunikimit për prezentimin e teknologjive të reja dhe ka zakon të postojë disa foto dhe specifika të tyre.

Një prej specifikave më të pëlqyeshme për këtë telefon është bateria masive prej 4,850 mAh, që i bie të jetë dy herë më e madhe së bateritë e gjetura në telefonat e ngjashëm me të.

Për krahasim, një Nexus 5X ka bateri të kapacitetit prej 2,700 mAh.

Sipas listimit në TENAA, telefoni i ri nga Asus do të vijë në dy variante me RAM memorie prej 2GB ose 4GB, hapësirë ruajtëse prej 16GB ose 64GB dhe kamerat prej 13MP dhe 8MP.

Telefoni fuqizohet nga një procesor i padefinuar prej 1.5GHz, ka pullën ‘home’ dhe sensorin e gjurmëve të gishtërinjëve dhe punon me Android 7.0.

Me këto specifika, është e logjikshme të mendohet se pajisja do të ketë vlerë mesatare dhe jo një çmim premium.