Asus e ka konfirmuar lajmin në profilin e saj në Google+, ku ka thënë se Padfone do të dal në shitje gjatë muajit të ardhshëm në tregun evropian.
Pjesa kryesore e Asus Padfone është telefoni i mençur, i cili ka ekran të ndjeshëm në prekje me 4.3 inç Super AMOLED qHD, rezolucion me 540 x 960 , si dhe procesorin 1.5GHz dual core Snapdragon S4, dhe Adreno 225 GPU.
Asus Padfone gjithashtu posedon edhe kamerën e pasme me 8 mega-piksel, atë frontale VGA portin HDMI, si dhe GPS, A-GPS Bluetooth 4.0. / Telegrafi /