Telegrafi

Asus Memo Pad HD 7, veç 149 dollarë

Tableti i ri i Asus, MeMo Pad HD 7 ofron ekranin e ndjeshëm në prekje me 7 inç, procesorin quad core si dhe 1GB RAM.

Për më shumë, Asus MeMo Pad HD 7 posedon edhe dy kamera, atë frontale me 1.2 mega-piksel për video komunikim, si dhe të pasmen me 5 mega-piksel për foto dhe video, ndërsa ky model i ri i tabletit të Asus shquhet për çmimin e tij të lirë, pasi që i njëjti në SHBA shitet për 149 dollarë. / Telegrafi /