Telegrafi

Asus me ZenFone 3 vitin e ardhshëm

Sipas një raporti të ri medial thuhet se Asus Zenfone 3 pritet të vijë në majin e vitit të ardhshëm, bashkë me sensorin për gishtërinj.

Asustek Computer do ta shënojë herën e parë që e aplikon në linjën e saj të ZenFone, që do të jetë në ZenFone 3.

Asus Zenfone është shitur mjaft mirë në tregjet aziatike, dhe pritjet janë që edhe modeli i ri të ketë performancë të tillë.

Tashmë është thënë se Zenfone 3 do ta sjell ekranin me 5” në 720p, procesorin quad-core, 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme, 5MP kamerë frontale, 8MP në anën e pasme si dhe Android 5.0 Lollipop.