Telegrafi

Asus lanson ZenWatch 3

Asus sapo ka lansuar orën e tyre të re të quajtur Asus ZenWatch 3, në shfaqjen teknologjie IFA në Berlin.

Asus ZenWatch 3 vjen me formë të rrumbullakët, është e ndërtuar nga çeliku që nuk ndryshket dhe punon përmes sistemit operativ të Google për ora, Android Wear OS.

ZenWatch 3 ka ekran AMOLED të madhësisë 1.39 inç me xham Corning Gorilla Glass.

Ora ka trashësi prej 9.95 milimetra dhe vjen e gatshme në variante me ngjyra të ndryshme.