Telegrafi

Asus lanson VivoBook për vetëm 399 dollarë

Asus linjën e re të laptopëve të saj, me modelin e ri Asus VivoBook E403SA, që është i pajisur me procesorin e ri të Intel Pentium Quad-Core N3700 1.6 GHz, 2.4 GHz Turbo Boost.

Ky model vjen edhe me versionin më të ri të sistemit operativ të Microsoft – Windows 10 Home.

Procesori i Asus VivoBook mbështetet nga 4GB DDR3L 1600 MHz RAM bashkë me 128GB memorie të brendshme SanDisk eMMC, ekranin me 14”dhe 1920 x 1080 piksel, ndërkaq këtë model Asus e shet për 399 dollarë.

Karakteristikat tjera të Asus VivoBook përfshijnë edhe kamerën VGA që lidhet me Bluetooth 4.0 dhe ofron mbështetjen për 802.11ac.

Tiparet tjera shtesë përfshijnë edhe SD kartelën, USB 3.1 Gen 1 Type-C (5 Gbps) me USB 3.0, USB 2.0, HDMI në baterinë me 57 ËHr.