Telegrafi

Asus i pari me Android 5.0

Në mesin e kompanive të para të cilat do të paraqesin pajisje të reja Jelly Bean, dhe që do të përditësojnë softuerin e pajisjeve ekzistuese në rastet kur kjo të jetë e mundshme, është Asus. Kompania pohon se ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Google, ndërsa edhe deri tani në mesin e të parave paraqiste pajisje me versionin e fundit të Android, sikurse që janë tabletët e Asus me Honeycomb dhe mbindërtimet e hershme në Ice Cream Sandwich.

Asus tempon e njëjtë synon ta mbaj edhe me versionin e ardhshëm të Androidit, ndërsa nënpresidenti i kompanisë Benson Lin mendon se pajisjet e ardhshme të kompanisë mund të ndodhë të jenë në valën e parë të pajisjeve me Jelly Bean. Mbindërtimin në Android 5.0 qysh tani e ka paralajmëruar edhe LG për pajisjet e paraqitura gjatë këtij viti, posa versioni i ri i sistemit operativ të jetë në dispozicion. /Telegrafi/