Telegrafi

ASUS gati ta lansojë hibridin PadFone Mini?

Sipas Global Certification Forum (GSF) thuhet se ASUS është duke u përgatitur të lansojë modelin e ri dhe minimal të këtij hibridi, përkatësisht PadFone Mini.

Këto thashetheme përkojnë edhe me deklaratat e mëhershme të drejtorit Jerry Shen dhe krahasimet e GFX Bench, i cili kishte paraqitur disa nga karakteristikat e kësaj pajisje e cila do të bazohet në Android 4.3, me rezolucion prej 960 x 540 pikselëve dhe procesorin quad-core Snapdragon 400 CPU.

Ndërsa pjesa e tabletit thuhet se do të jetë me diagonale prej 7 inç, edhe pse sipas matjeve të autoriteteve përkatëse të Tajvanit sugjerohet se pesha e tabletit është e vogël, dhe se madhësia e ekranit mund të jetë edhe më e vogël se 7 inç. / Telegrafi /