Telegrafi

Asus FonePad 7 kushton vetëm 137 dollarë

Versioni i ri vjen me numrin e modelit FE170CG, ndërsa është thënë se i njëjti do të jetë dukshëm më i lehtë dhe më i hollë se modeli paraprak.

Megjithatë, tableti ka pësuar ndryshime sa i përket rezolucionit të ekranit (nga WXGA në WSVGA), memoria e brendshme (8 GB në 4 GB) dhe kamera (5 MP në 2 MP). Pjesa tjetër e harduerit mbetet identike me versionin origjinal.

Asus FonePad 7 FE170CG aktualisht është në dispozicion në tregun e Filipineve për një kosto shumë të volitshme prej 137 dollarëve. /Telegrafi/