Site icon Telegrafi

Asus feston 30 vjetorin e themelimit me një laptop shumë luksoz

Laptopi ri i kompanisë Asus, me të cilin shënohet 30 vjetori i themelimit, bie në sy për nivel të lartë të luksit, që ka pjesë nga lëkura dhe përfundime me ari.

ZenBook 13 me 13.3 inç që ka kornizë me shtresa shumë të holla, ekran Full HD, procesorin Intel Core i7, 16GB RAM, 1 TB për ruajtje SSD, si dhe teknologjinë ScreenPad që e kthen në një ekran me shumë opsione, transmeton Telegrafi.

Ky laptop është shumë i hollë, derisa ka edhe një numër të madh portesh si dy USB-A, një USB-C, HDMI, port për kufje dhe lexues të kartelës MicroSD. Të gjitha këto janë standarde në ZenBook, që ka kapacitet të baterisë deri në 13 orë.

Për më shumë luks, mund të vijë pjesa e jashtme me lëkurë, përfundimet e shumta nga ari, si dhe dy diamante në pjesët anësore të ekranit.

Me 1,261 euro, mund të porositet që tani në Asus laptopi Asus, që i përket edicionit të limituar dhe duket shumë mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version