Telegrafi

Asus Chromebook Flip fillon të shitet për 249 dollarë!

Një numër i dyqaneve duke përfshirë edhe CDW dhe Provantage kanë filluar të para-porositë e para për pajisjen e cila do të lansohet në javët e ardhshme.

Asus Chromebook Flip vjen me një ekran 10 inç që ka një rezolucion HD prej 1280 x 800 pikselëve, dhe laptopi është një pajisje e konvertueshme edhe në tablet, dhe posedon procesorin Rockchip 3288.

Pajisja do të jetë në dispozicion me 16GB memorie të brendshme, si dhe opsion të shpejtësisë mes 2GB ose 4GB RAM.
Ajo gjithashtu vjen me WiFi, Bluetooth dhe një bateri e cila është thënë të zgjasë deri në tetë orë pune. (Telegrafi)