Telegrafi

Asus Chromebit është kompjuteri juaj në USB

Asus Chromebit është në thelb një kompjuter që vjen në formën e një USB-je, dhe me vete mban sistemin operativ Chrome OS të Google, ndërsa çmimi i saj i shitjes me pakicë është më pak se 100 dollarë.

“Chromebit – më i vogël se një çokollatë, Chromebit është një kompjuter i plotë që do të jetë në dispozicion për më pak se 100 dollarë. Thjesht, duke e futur këtë pajisje në çdo ekran, ju mund ta ktheni ekranin në një kompjuter. Kjo është një përditësim i përsosur për një kompjuter desktop ekzistues dhe do të jetë me të vërtetë i dobishëm për shkollat dhe bizneset” thuhet në njoftimin e dhënë për Asus Chromebit.

Ende nuk ka specifikime të plota rreth Asus Chromebit, por së shpejti pritet që pajisja të debutojë në treg, dhe me këtë do të dihen të gjitha funksionet e saj. (Telegrafi)