Telegrafi

ASUS bën gati tre kompjuterë tablet

Edhe pse nuk jepen shumë karakteristika të këtyre modeleve të reja të tabletëve, fotografia shfaq një pjesë të vogël të kësaj pajisje, ndërsa thuhet se njëri prej këtyre tri modeleve do të jetë si kompjuter personal me tastierë, ndërkaq dy modelet tjera do të duken diçka ngjashëm si tableti i Apple – iPad.

Do të jetë interesante të shihet se si do të duken tabletët e prodhuesit ASUS, ndërsa sa më shpejtë që ne të arrijmë të marrim informata lidhur me këto pajisje të reja, ne gjithsesi se do të raportojmë të parët për karakteristikat dhe çmimet, me të cilat ato vijnë në treg. / Telegrafi /