Telegrafi

Asus: 3G nuk do të arrij në Transformer

Por, nga kompania kanë porositur se në plan kanë paraqitjen e versioneve 3G të produkteve high-end nga linja Transformer. Se në çka konkretisht kanë menduar me këtë, për momentin nuk është e ditur. Linja Transformer momentalisht përbëhet nga tri modele – Transformeri origjinal, i cili ekziston edhe në versionin me 3G, Transformer Prime, dhe i riu Transformer Prime 700 i paraqitur në CES gjatë javës që shkoi.

Sipas hulumtimeve, interesimi i tregut për versionet 3G të tabletëve është shumë i dobët, për shkak të kësaj vendimi i Asusit nuk çudit. Njëri ndër arsyet kryesore të hezitimit të blerësve është nevoja për pagesën e qarkullimit të të dhënave. /Telegrafi/