Site icon Telegrafi

Astronomi kinez thotë se jashtëtokësorët do të paraqiten më 2011

Vetëm muajin e kaluar UFO-t janë vërejtur në katër rajone të Kinës, ndërsa UFO-ja e vërejtur në Hangzhou, kryeqytetin e rajonit Zhejiang, ka shqetësuar kontrollin ajror në Kinën lindore për një orë të plotë. Më vonë autoritetet njoftuan se ky objekt nuk ishte UFO por një aeroplan privat, por ende nuk është e sigurt se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

Edhe pse astrofizicienti i njohur britanik Stephen Hawking thotë se “takimi me jashtëtokësorët mund të ketë pasoja negative për njerëzimin dhe më mirë të kemi kujdes”, Wang mendon se është herët të arrijmë në konkluzione të tilla. Ai është i bindur se jashtëtokësorët do të paraqiten vitin e ardhshëm dhe se askush më nuk do të mund të mohojë ekzistencën e tyre.

Wang po ashtu i bëri thirrje shkencëtarëve që të krijojnë teleskopë më të përparuar dhe më të mirë për t’i vëzhguar UFO-t të cilët zakonisht paraqiten në qiell vetëm për disa sekonda. /Telegrafi/

Exit mobile version