Site icon Telegrafi

Astronomët zbulojnë se si origjina e gjithë jetës mbërriti në Tokë

Fosfori, një kimikat i nevojshëm për të gjitha gjallesat në Tokë, erdhi në planet me anë të një komete katër miliardë vjet më parë, zbulojnë astronomët. 

Ata kanë ndjekur rrugëtimin e kimikateve që nga krijimi i saj në rajone formuese yjesh deri në mbërritjen e saj eventuale në Tokë, ku ndihmoi që të fillojë jeta.

Një ekip ndërkombëtar i astronomëve studioi kometa rreth Jupiterit për të bërë zbulimin e tyre.

Ata zbuluan se fosfori brenda kometave që gjendej në formë pluhuri goditi Tokën miliarda vjet më parë, duke sjellë kimikatin në planet, transmeton Telegrafi.

“Jeta u shfaq në Tokë rreth katër miliardë vjet më parë, por ne ende nuk i dimë proceset që e bënë të mundur”, tha Victor Rivilla, autori kryesor i studimit.

Për të zbuluar, një ekip ndërkombëtar i astronomëve përdori një grup teleskopësh në Kili.

Ata studiuan një rajon në yjësinë e Aurigës të njohur si AFGL 5142, ku yjet po formohen për të parë nëse mund të gjejnë origjinën e kimikateve.

Ekipi zbuloi se kur formohen yje masive ato hapin zgavra në retë ndërqelizore përreth gazit dhe pluhurit ku krijohen komponime të bazuara në fosfor.

Astronomët më pas shikuan të dhënat nga sonda Rosetta e Agjencisë Hapësinore Evropiane, e cila u nis në 2004 për të studiuar kometën 67P, dhe gjetën prova të monoksidit të fosforit.

Dr Rivilla tha: ‘Kombinimi i të dhënave ALMA dhe ROSINA ka zbuluar një lloj fije kimike gjatë gjithë procesit të formimit të yjeve, në të cilën monoksidi i fosforit luan rolin kryesor.’

Astronomët besojnë se kur muret e zgavrës në retë ndër yjore shemben për të formuar një yll, monoksidi i fosforit mund të bllokohet në kokrrat e akullta të pluhurit që mbeten rreth yllit të ri.

Ato kokrra pluhuri bashkohen gradualisht për të formuar guralecë, shkëmbinj dhe në fund të fundit kometë, të cilat më pas bëhen transportues të monoksidit të fosforit.

“Fosfori është thelbësor për jetën siç e dimë ne”, tha Kathrin Altwegg, nga Universiteti i Bernës në Zvicër dhe një autor në studim. /Telegrafi/

Exit mobile version