Mbetjet e një ylli të vdekur prej kohësh kanë dhënë një imazh hapësinor vërtet drithërues.
Pamjet e lëshuara nga Observatori Evropian Jugor (ESO) në prag të Halloween, dhe quhen ‘Mjegullnaja e Kafkës’ e cila po noton nëpër hapësirë rreth 1,600 vite drite larg nesh, transmeton Telegrafi.
E njohur si NGC 246, mjegullnaja është e njohur mirë për lidhjen me një palë yjesh të lidhur ngushtë që rrotullohen rreth një të tretës. Pluhuri kozmik rozë dhe i kuq që vërtitet i jep mjegullnajës një pamje me gjak dhe shumë të përshtatshme për Halloween.
Ky imazh është marrë nga instrumenti FORS 2 në teleskopin e madh të ESO (VLT) në shkretëtirën Atacama.
Edhe pse kjo mjegullnajë ka qenë e njohur për shekuj, vetëm në vitin 2014 e zbuluan astronomët, duke përdorur teleskopin e ESO. /Telegrafi/
Can you spot the 💀? This Halloween 🎃, we are sharing with you an ethereal remnant of a long dead star, nestled in the belly of The Whale, that bears an uneasy resemblance to a skull floating through space.
Credit: @ESOhttps://t.co/MOwTaQZddG pic.twitter.com/mzYnY3ukvv
— ESO (@ESO) October 30, 2020