Shpërthimi i yllit më të madh të regjistruar ndonjëherë është dhjetë herë më i fuqishëm se një supernova normale dhe 500 herë më e ndritshme, thanë shkencëtarët nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara në një studim të lëshuar të hënën.
Astronomët nga Universiteti i Birmingham dhe nga Qendra Harvard-Smithsonian për Astrofizikë në Shtetet e Bashkuara e kanë përshkruar zbulimin e tyre, të quajtur SN2016aps, si “një supernova jashtëzakonisht e fuqishme e një ylli masiv”, transmeton Telegrafi.
Përveç madhësisë dhe shkëlqimit të saj, ai ishte “spektakolar” edhe në tipare të tjera, tha bashkëautori i kërkimit Edo Berger.
Një supernova e tillë lëshon vetëm një për qind të energjisë së saj në dritë të dukshme, por SN2016aps lëshon një pjesë shumë më të madhe.
Për shkak të sasive të jashtëzakonshme të mëdha të hidrogjenit në re të shpërthimit, astronomët besojnë se kjo supernova fillimisht u krijua nga bashkimi i dy yjeve.
Shkencëtarët shpresojnë se zbulimi i SN2016aps do të ndihmojë në gjetjen e supernovave të tjera të ngjashme dhe do të ndihmojë në kuptimin e kushteve në universin e hershëm. /Telegrafi/