Telegrafi

Astronauti kinez: Kemi pasur shpesh vizita nga UFO-t kur udhëtonim në hapësirë

Një astronaut ka deklaruar se zhurmat e pashpjegueshme e kanë bërë atë tepër nervozë dhe ai nuk mund të shihte asgjë të jashtëzakonshme, kur kishte shikuar në hapësirë.

Astronauti i parë i Kinës thotë se ka dëgjuar zëra misterioze gjatë fluturimit të tij të parë në hapësirë, duke mos ditur nga vinin këta zëra. Ata e krahasonin këtë zë me zërin e çekiçit që godet ndonjë objekt metalik.

Kjo ka ndodhur vite më parë, por as sot e kësaj dite nuk është gjetur asnjë shpjegim rreth burimit të këtyre zërave, transmeton syri.

Astronauti tregon se u ka treguar kolegëve të tij rreth këtyre zërave, në mënyrë që të mos frikësohen kur t’i dëgjonin këta zëra.