Site icon Telegrafi

Astronautëve kinezë nuk guxon t’iu vjen era e gojës…

Të gjithë kinezët me erë të keqe të gojës, aroma trupore apo me hundë të mbushura nuk do të mund të bëhen astronautë, kanë vendosur organet shtetërore të këtij vendi. Me aromat e pakëndshme do të pengonin kolegët e tyre astronautë në hapësirat e ngushta të fluturakes, vlerësojnë autoritetet.

Ata kanë krijuar një listë prej 100 rregullash të cilat duhet t’i përmbushin astronautët e ardhshëm në mënyrë që shteti të fitojë “super qeniet njerëzore” për programin e ardhshëm hapësinor, transmeton BBC.

Kandidatët nuk guxojnë të kanë karies apo vragë të cilët “mund të pëlcasin në hapësirë”, nuk guxojnë të kanë histori të sëmundjeve serioze në tri gjenerata të familjes dhe nuk guxojnë të janë alergjikë në ilaçe. Astronautët e ardhshëm duhet të kanë “dispozita të përshtatshme”, derisa fjalën e fundit para nisjes për në hapësirë duhet ta kanë gratë e tyre të cilat nëpërmes organeve shtetërore mund t’ua ndalojnë atë.

Exit mobile version