Festat me pica qoftë me miqtë ose familjarët kanë qenë gjithmonë me momente të mira, sikurse në fundjavë ose në raste të veçanta. Por a keni dëgjuar ndonjëherë për një “festë lundruese me pica”?
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një grup astronautësh në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) dolën me një plan të veçantë për të bërë një festë picash, që ka magjepsur përdoruesit e medieve sociale.
Astronauti francez Thomas Pesquet kohët e fundit ndau një video të kolegëve astronautë, duke shijuar pica në anijen kozmike.
Pesquet vendosi mbishkrimin në video “natë picash lundruese me miqtë”, duke thënë se pothuajse dukej si një e shtunë në Tokë. Duke shtuar se një kuzhinier i mirë nuk i zbulon kurrë sekretet e tij, Pesquet tha se ai e bëri videon në mënyrë që shikuesit ta gjykojnë më së miri. /Telegrafi/