Star City, i cili gjendet në afërsi të Moskës, paraqet një qendër për trajnimin e astronautëve ku ata zhvillojnë aftësitë e tyre për anijen kozmike, dhe mësojnë si ta mirëmbajnë atë.
Atë e përbën një pishinë e madhe të cilën Agjencia federale ruse hapësinore e shfrytëzon për simulimin e shëtitjeve hapësinore. Kushtet nën ujë janë simulimi më i afërt i kushteve në hapësirën papeshë.
Ekuipazhi gjithashtu fiton dhe përsosë aftësitë e nevojshme për kryerjen e operacioneve në pjesën e jashtme të stacionit hapësinor. Në pishinë mund të qëndroj moduli 20 tonë i rëndë, thellësia e tij është 12 metra, diametri 23 metra, e volumi 5.000 metra kub.
Star City është hapur më 1980, dhe është i dedikuar për trajnimin e astronautëve, testim të pajisjeve dhe kryerje të kërkimeve eksperimentale në kushte të mikro gravitetit. Turistëve nuk u lejohet qasja. /Telegrafi/