Telegrafi

Astrit Selmani shënon në fitoren e Hapoel Beer Sheva ndaj Luganos

Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani ka shënuar golin e tij të parë në fanellën e klubit të tij të ri, Hapoel Beer Sheva.

Selmani shënoi për rezultatin 2-0 në ndeshjen ndaj Lugano në Ligën e Konferencës.

Sulmuesi është transferua në këtë afat kalimtar te klubi izraelit.

Selmani pranoi një top në afërsi të zonës dhe shënoi për 2-0 në minutën e 85-të.

 

Një rezultat i mirë për skuadrën e Selmanit nga ndeshja e parë. /Telegrafi/