Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani ka shënuar golin e tij të parë në fanellën e klubit të tij të ri, Hapoel Beer Sheva.
Selmani shënoi për rezultatin 2-0 në ndeshjen ndaj Lugano në Ligën e Konferencës.
Sulmuesi është transferua në këtë afat kalimtar te klubi izraelit.
Selmani pranoi një top në afërsi të zonës dhe shënoi për 2-0 në minutën e 85-të.
Një rezultat i mirë për skuadrën e Selmanit nga ndeshja e parë. /Telegrafi/