Site icon Telegrafi

Astrit Selmani, heroi i Hammarbyt – shënon golin e fitores në Kupën e Suedisë

Hammarby ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Suedisë, pasi ia doli të triumfonte ndaj Norrkopingut me rezultat 3-2.

Derisa ndeshja ishte e barabartë 2-2, padyshim se për Hammarby duhet të dilte një lojtar dhe ta bënte diferencën.

Derisa kishte asistuar te goli i parë i realizuar në minutën e 42-të nga Nahir Besara, Astrit Selmani u përkujdes edhe të shënonte golin e fitores.

Ishte minuta e 57-të e takimit kur Hammarby fitoi një penallti dhe në gol e konvertoi reprezentuesi i Kosovës, për të realizuar kalimin në gjysmëfinale.

Aty, skuadra e Selmanit do të ketë punë me Elfsborg, duke shpresuar që të kalojnë në finale. /Telegrafi/

 

Exit mobile version