Site icon Telegrafi

Astrit Selmani gjen rrugën e rrjetës me Dinamo Bukureshtin

Sulmuesi kosovar, Astrit Selmani, e ka gjetur rrugën e rrjetës për herë të dytë që prej se u transferua në Rumani tek Dinamo Bukureshti.

Dinamo Bukureshti u përball sot (e premte) me Gloria Buzau në kuadër të javë së katërt në elitën e futbollit rumun, aty ku triumfuan me rezultat të thellë 4-1.

Selmani ishte autor i golit të tretë i cili u realizua në minutën e 80-të pas asistimit nga Kennedy Boateng.

Ky ishte goli i dytë i Selmanit me fanellën e Dinamo Bukureshtit pas atij të parit që kishte shënuar ndaj Botosanit.

Kujtojmë se Selmani ishte transferuar në Rumani në shkurt të këtij viti nga ekipi izraelit Hapoel Beer Sheva.

Astriti si lojtar i Kosovës, debutimin me ‘Dardanët’ e kishte bërë në tetor të vitit 2021, ku deri më tani numëron pesë paraqitje dhe ka një gol të shënuar./Telegrafi/

Exit mobile version