Site icon Telegrafi

Astrit Kabashi në një moment të lumtur me familjen (Foto)

Ai është njëri prej aktorëve më të pëlqyer të estradës shqiptare.

Me rolin e Bekimit te seriali “Kafeneja Jonë” ka bërë për vete shumë fansa.

Bëhet fjalë për Astrit Kabashin, i cili së fundi ka publikuar edhe një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet përkrah familjes, transmeton Telegrafi.

Në fakt, ata po festonin ditëlindjen e vajzës Amelia, e cila ka mbushur gjashtë vjet.

Kabashi është i martuar me Shpresa Krasniqin dhe ka dy fëmijë, djalin me emrin Lekë dhe vajzën, të cilët edhe njëherazi janë edhe lumturia e familjes së tij. /Telegrafi/

Exit mobile version