Site icon Telegrafi

Astrit Fazliu nënshkruan me Sint Niklaas të Belgjikës

“Pas paraqitjeve të mira që kisha në prova, arrita t’i bindi drejtuesit e klubit Sint Niklaas. Ata më kanë kumtuar lajmin se dëshirojnë të më mbajnë në skuadër. Fillimisht jemi marrë vesh gojarisht”, ka deklaruar Fazliu për Sport.

“Tani do të diskutojmë me klubin për kohëzgjatjen e kontratës. E rëndësishme që unë do të vazhdoj këtu”.

“Kam biseduar me kryetarin e Prishtinës, Remzi Ejupin dhe ai ka thënë se do të ma lëshojë dokumentacionin dhe nuk do të më bëjë problem për të kaluar. Posa ta marr dokumentacionin edhe do të nënshkruaj”, ka përfunduar Fazliu./Telegrafi/

Exit mobile version