Site icon Telegrafi

Astrit Fazliu, ende golashënuesi më i mirë në Superligë

Fazliu gjatë pjesës së parë të sezonit ka shënuar gjithsej nëntë gola për Ferizajn, por epiteti i më të mirit shumë lehtë mund t’i takojë dikujt tjetër, pasi Kastriot Rexha nga KF Trepҫa 89 dhe Qendrim Dautaj nga KF Ferizaj deri tani kanë shënuar nga tetë gola dhe ky numër mund të rritet edhe më shumë deri në përfundim të sezonit.

Në garë të ngushtë për golashënuesin më të mirë të sezonit, sipas KL, janë edhe Semir Zeneli dhe Labinot Osmani nga KF Llamkos Kosova që kanë shënuar nga shtatë gola, si dhe Perparim Livoreka që pas shuarjes së klubit Hysi ka kaluar në radhët e KF Feronikelit. /Koha/Telegrafi/

Lista e golashënuesve më të mirë të sezonit:
1. Astrit Fazliu (KF Ferizaj) – 9 gola
2. Kastriot Rexha (KF Trepça 89) – 8 gola
3. Qendrim Dautaj (KF Ferizaj) – 8 gola
4. Semir Zeneli (KF Llamkos Kosova) – 7 gola
5. Labinot Osmani (KF Llamkos Kosova) – 7 gola
6. Perparim Livoreka (KF Hysi) (KF Feronikeli) – 7 gola
7. Shkumbin Salihu (KF Ferizaj) – 6 gola
8. Shqiprim Kelmendi (KF Drita) – 6 gola
9. Qemajl Elshani (KF Drenica) – 6 gola
10. Berat Hyseni (KF Prishtina) – 5 gola 

Exit mobile version