Familja e të ndjerit, Astrit Dehari, ka njoftuar se sot nuk do të bëhet varrimi i djalit të tyre, i cili vdiq derisa ishte duke shkuar nga Burgu i Prizrenit për në spital
“Ju informojmë se varrimi i Astrit Dehari djalit te Avni Dehari NUK bëhet sot (e diel). Për më shumë ju informojmë më vonë”, thuhet në njoftimin e Familjes Dehari.
Dehari ka ndërruar jetë të shtunën dhe ishte duke u mbajtur në paraburgim prej 64 ditësh nën dyshimin se ishte i përfshirë në një sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.