Telegrafi

Astrit Dehari la pas edhe gruan shtatzënë!?

Në një artikull të publikuar më 24 tetor në kosova-aktuell.de, përmendet vizita që i është bërë në Burgun e Prizrenit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Astrit Deharit dhe vdekjes së tij tragjike

Vizita thuhet se është bërë nga redaktori i kësaj ueb-faqeje, Max Brym, së bashku me familjarët e Deharit, transmeton Telegrafi.

Dehari aty përshkruhet se nuk jepte përshtypje se ishte deprimuar. Ai përshëndet të gjithë miqtë e tij, sidomos ata në Zvicër.

Në shkrim përmendet se Dehari është student i Mjekësisë dhe se dëshiron që familja dhe gruaja tij e re shtatzënë të jenë të sigurt.

Ky artikull në gjermanisht është shkruar nga Genc Mustafa. Sipas njohësve të gjuhës gjermane, në të ka ca gabime drejtshkrimore, ndaj lajmi bazohet në tekstin në linkun e mësipërm.

Por, ajo që dihet sigurt është se Dehari ishte i martuar. /Telegrafi/

Lexo po ashtu “Nuk keni nevojë për tryeza dhe dialog, por për rebelim”
Lexo po ashtu Hebreu me pasaportë gjermane që s’i duron Berishën e Thaçin