Site icon Telegrafi

Astrit Alihajdaraj në RTL me serialin e famshëm gjerman “Alarm für Cobra 11”

Aktori  i afirmuar Astrit Alihajdaraj, së fundi është angazhuar në serialin aksion, ndër më të suksesshmit në Evropë,  “Alarm für Cobra 11”,  i cili shfaqet në 120 vende të botës, tash e 20 vjet.

Në këtë episod trajtohet shpërthimi i një bombe në të kaluarën, në Bosne e Hercegovinë,  ndërsa Astriti luan rolin e Toni Duriçit.

Në të vërtet, seriali fokusohet tek shpërthimi i një bombe me ç’rast kishte humbur jetën një person. Tashmë një sërë njerëzish akuzohen për këtë akt, në mesin e të cilin edhe personazhi, të cilin siç e thamë, e interpreton Astrit Alihajdaraj.

Seriali i radhës do të emetohet në RTL, të enjten, me fillim në ora 20:15.

Lidhur me këtë projekt, që nga nesër, ju mund të lexoni intervistën ekskluzive me aktorin Astrit Alihajdaraj, i cili flet për rrugëtimin e tij artistik, peripecitë dhe synimet për të ardhmen e tij në këtë lloj arti. /Telegrafi/

Exit mobile version