Drejtuesit e klubit anglez të futbollit Aston Villa vendosën të ndryshojnë stemën e klubit, disa ditë pasi ky klub shkarkoi Steven Gerrardin dhe punësoi Unai Emeryn.
Klubi nga Birmingemi vendosi të ndryshojë stemën, por ndryshe nga shumë të tjerë, ata vendosën të konsultohen me tifozët në të gjithë procesin.
Gjegjësisht, komunitetit të tifozëve të Aston Villa iu dha mundësia të zgjedhë mes dy propozimeve për një emblemë të re klubi.
E para ishte në formën e një mburoje të frymëzuar nga fillimet e klubit, ndërsa e dyta në formën e një rrethi, ku kishte edhe një yll, që tregon triumfin në Ligën e Kampionëve në vitin 1982.
Në atë kohë klubi mbante një formë të rrumbullakët dhe ai propozim u pëlqeu më shumë tifozëve.
Stema e rrumbullakët fitoi me 77 për qind të votave dhe në zgjedhje morën pjesë 21.500 tifozë.
Introducing: Aston Villa Football Club's new crest from the 2023/24 season. 🟣
— Aston Villa (@AVFCOfficial) November 10, 2022
Logoja aktuale do të qëndrojë në fuqi deri në fund të sezonit aktual, ndërsa e reja do të ketë premierën në sezonin e ardhshëm kur do të vendoset në fanella. /Telegrafi/